(Foto/Videoreportazh, nata XLVIII në Prishtinë) Dinamikë rutinore e lëvizjeve në rrugët e kryeqytetit
Në natën e dyzetë e tetë të masave parandaluese në luftën kundër virusit ‘Korona’ të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qarkullimi i lëvizjes së qytetarët nuk po respektohet sipas orarit të lëvizjes. Dinamikë rutinore në rrugët e kryeqytetit, lëvizje sikur dikur kur nuk kishte fare kufizim të lëvizjes, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar tw shtunwn se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 455 mostra prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.
(Epoka e re)