(Foto / Videoreportazh, nata XXVII në Prishtinë) Qarkullimi në trafik nuk ndryshon as në ditë feste

01 gusht 2020 | 23:16

Nata e njëzetë e shtatë (ora 23:00), ndonëse ditë feste dhe fundjavë, nuk dallon shumë nga netët e tjera para vendosjes së masave kufizuese për qarkullim nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Numri vazhdon të jetë i madh i rasteve të reja pozitive me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, raporton “Epoka e re”. Prishtina vazhdon të jetë komuna më numrin me të madh të të infektuarve me koronavirus, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 70 raste të reja.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut sot arrestoi udhëheqësin e një sekti fetar…