(Foto / Videoreportazh, nata XXXI në Prishtinë) Kufizimi i qarkullimit nuk ekziston në kryeqytet
Kufizimi i qarkullimit nuk ekziston në kryeqytet. Videoreportazhi i realizuara nga “Epoka e re”, në natën e tridhjetë e një të masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Korona nga Qeveria e Kosovës, flet vetë. Ndërkohë Prishtina vazhdon të kryesojë me infektime, ku në raportin e fundit 24 orësh të IKSHPK-së, nga 218 të infektuar, Prishtina prin me 70 raste të reja.
Numri i rasteve pozitive në nivel vendi vazhdon të jetë i lartë. Në njoftimin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, raporton “Epoka e re”
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.
(Epoka e re)