(Foto / Videoreportazh, nata XXXIII në Prishtinë) Në kryeqytet nuk ka shenja të ndonjë kufizimi pandemik
Nata e tridhjetë e tretë e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit nga Qeveria e Kosovës është përcjell me reshje të shiut dhe mosrespektim të orarit qarkullues në Prishtinë.
Në këtë fundjavë qarkullimi ishte normal dhe nuk ka shenja të ndonjë kufizimi pandemik as në orën e fundit të natës, raporton “Epoka e re”.
181 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 të premten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(Epoka e re)