(Foto / Videoreportazh, nata XXXVI në Prishtinë) Qarkullim i dendur në Prishtinë
Në kryeqytet vazhdohet të mos respektohen masat parandaluese të Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së virusit Korona, pasi edhe në natën e tridhjetë e gjashtë qarkullimi i veturave dhe qytetarëve ka qenë i dendur edhe në orën policore. Ndërsa numri i të vdekurve dhe numri i infektuarve në nivel vendi vazhdon të jetë i lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, raporton “Epoka e re”.
Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.
(Epoka e re)