Fotografi dhe video nga ceremonia e Ambasadës Amerikane mbrëmë në Prishtinë

07 korrik 2023 | 08:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë organizoi një ceremoni me rastin e 4 Korrikut, 247 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët e shtetit, një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediet dhe shoqëria civile etj.

Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e nisi fjalimin duke cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

“Ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj”, tha Hovenier, njofton REL.

Ndërkaq, sot në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryeministri Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe pamje nga ceremonia me rastin e shënimit të 247-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së.

Ceremonia në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Ambasada Amerikane

Ceremonia në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Qeveria e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca është pyetur nëse është konsultuar me kryeministrin…