Fotografi nga tmerret e luftës Armeni – Azerbajxhan
05 tetor 2020
| 08:47
Edhe pse ka shpërthyer prej vetëm dy jave, plot 230 të vdekur u shënuan nga lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që prej fillimit të përplasjeve.
Armenia deklaroi të shtunën se do t’i përdorë “të gjitha mjetet” për t’i mbrojtur armenët nga sulmet e Azerbajxhanit, të cilët u shprehën se kanë fituar terren në rajonin Nagorno-Karabakh.
Secila palë ka shkatërruar qindra tanke. Pala azere deklaroi fitore, e presidenti Aliyev i përshëndeti drejtuesit e ushtrisë për pushtimin e fshatit Karabakh.
Kjo është lufta më e ashpër mes dy vendeve që prej vitit 1990 ku u vranë rreth 30 mijë persona. Gazeta “Si” ju sjell një fotogaleri nga luftimet në rajonin e Nagaro-Karabakut.