Fotografi “ngrin” mediat sociale me fotografinë e “krijesës së paidentifikuar”

17 gusht 2020 | 11:34

Një fotografues ka “ngrirë” mediat sociale me një foto të një “krijese të çuditshme”. Në shikim të parë, shfaqjet e çuditshme të fotografive duket se tregojnë një krijesë me fytyrë të gjatë me hundë dhe veshë të ngjashëm me gjunjë, por a mund ta dalloni iluzionin e thjeshtë?

Kthimi i fotografisë 90 shkallë zbulon se, në fakt, është një kastor që rrëshqet nëpër ujë. Përdoruesit e “Facebook”-ut ishin lënë të shqetësuar nga fotografia, e bërë nga entuziasti i fotografisë së kafshëve të egra Barry Edvard pranë Lifton në Devon.

Supozime të ndryshme  janë rrokullisur se çfarë mund të jetë krijesa përfshirë një furçë tualeti dhe një flutur. Fotografi Barry, 64-vjeçar, ka thënë se ishte “qesharake” për t’i lexuar reagimet e njerëzve. Barry ka thënë se as nuk e ka kuptuar iluzionin optik të krijuar nga simetria e përsosur në ujë derisa është kthyer në shtëpi më vonë dhe po shikonte përsëri përmes fotove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i kryeshefit ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol…