
Fotografi personal i Hashim Thaçit: Edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve
Astrit Ibrahimi, fotografi personal i Hashim Thaçit ka thënë se ish-presidenti edhe pse i madh në historinë tonë, siç u shpreh ai, ndihej i vogël para prindërve.
Ai ka thënë se ka realizuar fotografi nga momente të rralla të Thaçit, ku nuk ndihej president, por i biri i dy prindërve, që siç tha ai, e shikonin me mall, por edhe me brengë.
“Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unë e kam pasuar fatin të zë momente të veçanta të Presidentit Thaçi në fotografi, edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve, taman si biri para nënës e babës.
“Foto momente shumë te rralla të presidentit Thaçi duke u ndje jo president, por i biri i dy prindërve që e shikonin me mall. Por edhe brengë”.
“Foton ku shihet Presidenti Thaçi tu e shërbyer kafen e rrallë te mëngjesit për prindërit e tij në Brojë, ai e publikoi si shenjë falënderimi i një biri për prindër që gjithmonë ishin shumë krenarë por që nuk e patën hiç të lehtë me pas një djalë të tillë si Hashim Thaçin”, ka shkruar ai.
Fotografi personal i Hashim Thaçit, Astrit Ibrahimi, ka pasur edhe disa fjalë për babanë e Haxhi Thaçit.
“As babë as bir nuk u koritën kurrë e Baci Haxhi Thaçin nuk arritën me korit as në momentet e fundit të jetës së tij se e priti djalin dhe nuk u dorëzua pa e përqafu edhe njëherë të fundit. Ngushëllime Familjes Thaçi”, ka shkruar ai.