Fotografi të arrestimit të 24 vjeçarit Vlonjat
Policia e Vlorës ka njoftuar për arrestimin e Ridvan Zykaj i cili dje vrau tetë kushërinj të afërt.
Sipas Policisë kapja e Zykajt u bë në një zonë periferike në dalje të fshatit Selenicë të Vlorës.
Atij I është sekuestruar edhe arma me të cilin ka kryer krimin një kallashnikov.
Policia e Shtetit të Shqipërisë ka publikuar edhe një fotografi të momentit të arrestimit të Ridvan Zykajt.
Njoftimi i Policisë:
Selenice, Vlorë
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.