Fotografia e presidentit Thaçi largohet edhe nga zyra e ministrit të Financave
12 shkurt 2020
| 13:54
Fotografia e presidentit Hashim Thaçi, është larguar nga zyra e ministrit të sapoemëruar të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Në bazë të fotografive shihet se fotoja e kreut të shtetit nuk gjendet në ballë të zyrës së të ministrit të Financave.
Ditë më parë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka larguar nga ballina e zyrës foton e presidentit Hashim Thaçi.