Fotografia prekëse, qeni i Emiliano Sala pret futbollistin të kthehet në shtëpi

05 shkurt 2019 | 13:57

Ky është një nga ato rastet kur provohet se qeni është miku i ngushtë i njeriut. Qeni i futbollistit Emiliano Sala, pret që ky i fundit të kthehet në shtëpi. Romina Sala, motra e futbollistit, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të qenit të vëllait të saj. Nala qëndron pranë dritares dhe pret që të vijë pronari.

Një ditë më parë, ekipet e kërkimit gjetën në fund të detit trupin e avionit të vogël të rrëzuar më 21 Janar pranë brigjeve franceze, me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.

Në rrënojat e aeroplanit u gjet një trup i pajetë, por nuk është konfirmuar nëse i përket futbollistit apo pilotit. Megjithatë, autoritetet kishin përjashtuar disa ditë më parë mundësinë për të gjetur të mbijetuar. Shumë fansa të futbollit dhe të Emiliano Sala kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij.

Tashmë autoritetet do të duhet të gjejnë trupin e dytë dhe të nxjerrin në sipërfaqe mbetjet e avionit tip “Piper Malibu”. Avioni me të cilin udhëtonte Emiliano Sala nga Franca drejt Uellsit, u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 Janarit. Para rrëzimit, futbollisti kishte dërguar mesazhe zanore tek shokët e tij, ku thoshte se kishte frikë. Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit nuk janë të konfirmuara, megjithatë pritet të zbulohen pas analizimit të Kutisë së Zezë. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve më së…