Fotografia që ilustron rrugën e Kosovës dhe shteteve tjera drejt BE-së
Strategjia e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila u publikua më 6 shkurt, vuri në pah, rrugëtimin e shteteve që duhet bërë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas Strategjisë, dy vendet që kanë ecur më së shumti në këtë drejtim janë Serbia dhe Mali e Zi, të cilat që një kohë i kanë hapur negociatat me BE-së për anëtarësim dhe pritet që në vitin 2025 të jenë anëtare, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në Strategji, Kosova u prezantua e barabartë me shtetet tjera të rajonit tonë, mirëpo jo edhe e barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Sigurisht, gjatë kësaj rruge për Serbinë është kush vendosja e marrëdhënieve të plota me shtetin e Kosovës.
Sipas publikimit, Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet që e kanë marrë statusin e kandidat, por ende nuk i kanë hapur negociatat.
Pas tyre vije Bosnja, e cila nga nëntë hapa drejt futjes në BE, e ka bërë vetëm hapin e dytë. Bosnja dhe Hercegovina e ka plotësuar vetëm aplikacionin për anëtarësim.
Dhe krejt në fund është Kosova, e cila sapo ka hyrë në rrugën e gjatë të anëtarësimit me BE-në duke e nënshkruar MSA-në, Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit. Ky është hapi i parë drejt plotësimit të kushteve për t’u bërë anëtare e BE-së.
Fotografia të cilën mund ta shihni më poshtë ilustron në detaje nëpër periudha kohore rrugën e shteteve të Ballkanit drejt BE-së: