Fotografitë e Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit në zyrë, kujt po i çon mesazh deputetja Musliu
10 qershor 2021
| 11:18
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihen në zyrë fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe komandantit legjendar Adem Jashari.
Ajo ka shkruar se dy simbolet e çlirimit janë edhe në zyrën e saj krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra.
“Mirëmëngjesi! Komandanti legjendar dhe presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyrën time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra!”, ka shkruar Musliu.