Fotografohet për herë të parë shqiponja peshkngrënëse
28 mars 2018
| 11:25
Fotografi i botës shtazore, Arian Mavriqi, në liqenin e Badovcit ka fotografuar shqiponjën peshkngrënëse.
Shqiponja që supozohet të jetë e llojit Pandion haliaetus thuhet se nuk ekziston në Kosovë dhe, sipas Mavriqit, ajo nuk figuron as në të dhënat shtetërore.
Sipas tij, është e rëndësishme që kjo lloj specie t’i shtohet listës së llojeve që nuk kanë qenë më parë të evidentuara.