Fotoja e papublikuar e Harry-t me William kthehet në kryefjalën e mediave
Pjesa e dytë e episodeve të dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle, “Harry dhe Meghan”, i cili u transmetua këtë javë, fokusohet shumë në detajet e vendimit të çiftit për t’u larguar nga jeta mbretërore.
Në episodin e pestë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it i lejuan shikuesit të hynin në jetën e tyre teksa shpërndanin foto të papublikuara më parë brenda Frogmore Cottage.
Fotot treguan Meghan Markle dhe Princin Harry duke organizuar rezidencën e tyre në Windsor pak para se të transferoheshin në Montecito, Kaliforni në vitin 2020. ” Na dha një shans për të parë të gjithë historinë tonë të dashurisë ,” shpjegoi Meghan, përpara se të ndante me shikuesit një seri fotosh nga ditët e para të takimit të çiftit.
Një foto e bërë brenda Frogmore Cottage tregon Harry dhe Meghan Markle duke parë një album fotografik familjar, të mbushur me foto të fëmijërisë së Princit Harry dhe Princit William.
Fotot private të dy vëllezërve i tregojnë ata duke shijuar pushimet e tyre dhe fansat mbretërorë u kënaqën, me komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Princi Harry pranoi se ishte “e tmerrshme” që vëllai i tij Princi William “i bërtiste dhe bërtiste” gjatë diskutimit të tyre për largimin e Harry dhe Meghan nga familja mbretërore.
Duke folur në episodin e pestë të dokumentarit, ai tha: “Ishte e tmerrshme të kisha vëllanë tim duke bërtitur dhe bërtitur ndaj meje, dhe babai im duke thënë gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta dhe gjyshja ime ulur aty duke i marrë të gjitha me qetësi.”