Fotoja e parë e Hënës e shkrepur para 183 viteve
02 janar 2022
| 08:10
Louis Daguerre, pioner francez i fotografisë, është i pari që realizoi fotografimin e Hënës, fotografi kjo të cilën e bëri më 2 janar të vitit 1839.
Da Guerre ( 1787 – 1851) ishte piktor dhe fizikan i njohur për shpikjen e procesit të fotografimit të portretit.
Ai u bë i njohur si një nga etërit e fotografisë.
Edhe pse i famshëm për kontributet e tij në fotografi, Da Guerre ishte gjithashtu një piktor i arrirë dhe zhvillues i teatrit diorama (3-D)./KP