Fotoja me Hailey Bieber u bë shumë virale, Selena Gomez më në fund ‘thyen’ heshtjen
Më 15 tetor të këtij viti, në rrjet u bë menjëherë virale një fotografi ku shfaqeshin të përqafuara Selena Gomez dhe Hailey Bieber.
Imazhi në fjalë u komentua gjatë, por duket se këngëtarja e famshme dëshiron të minimizojë rëndësinë e fotove virale me super modelen.
Këngtarja tha gjatë një interviste së fundmi se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit në Akademinë e muajit të kaluar nuk ishin “diçka e madhe”.
“Nuk është asnjë gjë,” i tha Gomez “Vulture” ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me”.
Ylli i “Only Murders in the Building”, 30 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç, ‘thyen’ rrjetin më 15 tetor ato u forografuan duke u përqafuar gjatë një evenimenti në Los Angeles.
Edhe Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes.
Takimi i papritur ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin, 28 vjeç, nga 2010 deri në 2018.
“Është e gjitha veç respekt”, tha ajo duke konfirmuar se ajo dhe ish-ylli i Disney Channel kishin folur me njëra-tjetrën.