Fotoja pa reçipeta “shpërtheu” rrjetin”, por fansat e ndëshkojnë Rihannën për…
Këngëtarja e famshme, Rihanna, “tërboi” rrjetin pak ditë më parë teksa postoi në “Instagram” një fotografi ku shfaqej “topless”.
Por duket se kjo pozë i ka hapur probleme, pasi sërish po përballet me akuza për përvetësim kulturor. Në foton ku shfaqej pa reçipeta, Riri mbante një gjerdan që përshkruante perëndinë hindu Ganesha.
Besimtarët e kanë cilësuar si “mosrespekt” përdorimin e varëses me kokë elefanti nga ana e këngëtares.
“Ju lutem, mësoni se çfarë do të thotë Ganesha dhe mos tregoni respekt ndaj fesë në këtë mënyrë.”, “Ganesha nuk është një copë zbukurimi për t’u përdorur për estetikë. Kini pak respekt për fenë e dikujt tjetër, siç do të bënit për tuajën.”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Por kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e famshme ka acaruar besimtarët. Vitin që lamë pas, ajo u detyrua që të kërkonte falje për përdorimin e këngës Doom në sfilatën e veshjeve të saj.