Fotoreportazh nga nata e tetë e Prishtinës në karantinë
Sonte është nata e tetë prej kur Prishtina ka hyrë në karantinë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë, në orare të caktuara në bazë të numrit të parafundit personal të letërnjoftimit, raporton “Epoka e re”.
Ashtu si netët paraprake edhe sonte Prishtina ishte në heshtje. Rrugët e zbrazëta, pa lëvizje të qytetarëve dhe të automjeteve.
Në këtë heshtje, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të dielën edhe për 51 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 561, me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq janë shëruar nga koronavirusi 102 pacientë.
Më poshtë keni fotografitë dhe videon e realizuar në Prishtinë rreth orës 22:40 nga ekipi i “Epokës së re”:
/Epoka e re/