Fotoreporteri i ‘Frankfurter Allgemeine’ publikon foto të luftës në Kosovë

11 prill 2019 | 21:30

Fotoreporteri i tablodit gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka publikuar fotografi të shkrepura gjatë luftës në Kosovë.

Fotografitë e Wolfgang Eilmes përfshijnë periudhën e luftës në Prekaz, përshkrimin e dhimbjes së viktimave, pamje të ushtarëve të UÇK-së, forcave serbe, shtëpi të djegura gjithandej si dhe refugjatë të vendosur në Shqipëri e Maqedoni

“Njëzet vjet më parë, NATO vendosi të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundeswehrit luftuan së bashku me ushtarët britanikë dhe amerikanë kundër ushtrisë serbe në misionin e KFOR-it. Një vit para këtij misioni të NATO-s në prill 1998, unë raportova me kolegun tim dhe korrespondentin Matthias Rüb mbi konfliktin në Kosovë për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Fotot e mia të para janë marrë në fshatin e shkatërruar Prekaz pas vrasjes së familjes Adem Jashari dhe 60 anëtarëve të familjes nga një njësi speciale e ushtrisë serbe”, ka deklaruar ai.

“Së bashku me Tyler Hicks, fotograf i The New York Times, unë dokumentova shkatërrimin në fshatin Prekaz. Me lejen e ushtrisë serbe na lejuan të kalonim nëpër rrugë të shkatërruara. Njerëzit tashmë ishin varrosur, kafshët e vrara ishin kudo. Në intervale të rregullta kam raportuar për gjendjen e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe Gjermani”, rrëfehet Wolfgang Eilmes.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka…