Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës
Fotoreporterja gjermane e luftës, Ursula Meissner, ka folur për përjetimet e saj për luftën e fundit në Kosovë.
Ajo ka thënë se fotografitë e saj zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit.
Meissner ka rrëfyer në një intervistë për takimin me një vajzë të vogël nga Kosova e cila kishte ecur shumë për të ikur nga rreziku.
“Kur po udhëtoja në Kosovë, ishte fytyra e një vajze. Vajza e vogël nuk kishte fjetur për dy ditë e dy netë dhe kishte ecur në shumë male për të shmangur rrezikun. Në këtë fotografi mund të shihje gjithë mjerimin dhe vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës. Kështu më kanë thënë njerëzit që e kanë parë këtë foto. Nuk ka nevojë për gjak apo armë”, ka thënë ajo.
Fotoreporterja gjermane ka realizuar fotografi nga vatra të ndryshme të luftës, duke filluar nga lufta në Ukrainë, Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, dhe vende të tjera.
Fotografia është realizuar në vitin 1998.
Në përshkrimin e bërë, tregon se e vogëlushja kishte ecur tri ditë dhe netë nga Prishtina për në Shqipëri.
“Shikimi i saj plot zhgënjim. Nuk kishte fuqi për të qarë. Kjo fotografi tregon se çka do të thotë lufta për fëmijët”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.