Fotot e pabesueshme në Dubai dhe Singapori në mes të rrufeve

14 maj 2019 | 14:33

Për të kapur imazhet perfekte, fotografi i Dubait, Teemu Jarvinen është frymëzuar nga kinemaja, cilësimet tipike të filmave si Blad Runner.

Peizazhet e natës urbane, të përbëra kryesisht nga ndërtesa të larta, shpesh të mbuluara me mjegull, në të cilat nuk duket njeri. Midis dritave artificiale të natës, Jarvinen kap rreze dhe vetëtima që shpërthejnë qiellin.

Disa foto tregojnë Burj Khalifan e famshme në Dubai, ndriçuar nga goditjet e fuqishme të vetëtimave që ndodhin gjatë një stuhie. Nëpërmjet imazheve të tij, fotografi përpiqet të nxisë shikuesin, duke provokuar një ndjenjë mrekullie dhe habie. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë e dimë se shumë njerëz publikojnë foto të…