Fotot më të mira nga bota e kafshëve të egra
04 dhjetor 2019
| 19:11
Muzeu i Historisë së Natyrës në Londër ka përzgjedhur 24 fotografi nga bota e egër të cilat do të konkurrojnë mes tyre për t’u shpallur më pas më e mira.
Fillimisht për të marrë pjesë në konkurs mbërritën 48 000 fotografi nga më shumë se 100 vende, por pas përzgjedhjes së më të mirave, fansat do të kenë mundësi të votojnë deri më 4 shkurt për të zgjedhur fotografinë fituese.