
Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit | Mbështetësit e Trump-it fashojnë veshin
19 korrik 2024
| 00:06
Pak ditë më parë ndaj ish-Presidentit Trump u krye një atentat nga 20-vjeçari Thomas Crooks, gjatë një takimi elektoral në Pensilvani.
Trump i shpëtoi atentatit duke u plagosur në veshin e djathtë dhe sipas asaj që raportohet në mediat e huaja ishte lëvizja e kokës ajo që e shpëtoi Trump-in nga plumbat.
Pak ditë pas ngjarjes, mbështetësit e Trump-it kanë bërë gjestin në përkrahje të tij.
Gjatë një takimi republikanët kanë vendosur të gjithë të fashojnë veshin për të treguar mbështetjen e tyre ndaj ish-presidentit.
Fotot janë të publikuara nga media gjigante “BBC”, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Fotot janë të publikuara nga media gjigante “BBC”, të cilat mund t’i shihni më poshtë./ CNA