Fotovideoreportazh nga nata e nëntë e kryeqytetit në karantinë, por me shi
Kryeqyteti i Kosovës sonte ka hyrë në natën e nëntë të karantinës, si masë parandaluese për pandeminë Covid-19.
Sonte pos heshtjes, Prishtinën e shoqëronte edhe shiu. Rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të zbrazëta sikurse edhe netët e kaluara.
Qytetarët në Prishtinë dhe në komuna të tjera po vazhdojnë t’i respektojnë masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) edhe sonte ka njoftuar për 37 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
IKSHPK-ja edhe sonte ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Deri më tani të infektuar në Kosovë janë 598 raste, ndërsa pacientë 15 kanë ndërruar jetë. Ndërkaq janë shëruar nga koronavirusi 123 pacientë.
Më poshtë keni videot dhe fotografitë e realizuar në Prishtinë pas orës 22:30 nga ekipi i “Epokës së re”: