‘Fox News’: Trump e ka pranuar ofertën e Bidenit për debat në qershor dhe shtator
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar ofertën e presidentit Joe Biden për të debatuar në televizion në qershor dhe shtator.
Propozimi është bërë nga fushata Biden-Harris në një letër drejtuar Komisionit dypartiak për debatet presidenciale të mërkurën.
Trumpi i ka thënë “Fox News Digital” se “është koha që të zhvillohet një debat – edhe nëse duhet të mbahet përmes zyrave të Komisionit për debatet presidenciale, të cilat kontrollohen totalisht nga demokratët. Jam gati të shkoj”, ka thënë Trumpi.
Ish-presidenti amerikan ka shtuar se nuk i ka fare problem datat e propozuara.
“Datat që ata propozuan janë të mira. Kudo. Në çdo kohë. Në çdo vend. Le të shohim nëse Joe mund të arrijë në podiumin stand-up”.
“Datat e propozuara të qershorit dhe fillimit të shtatorit janë plotësisht të pranueshme për mua”, ka thënë Trumpi.