Fqinja e Veselit: Jemi të përlotur për mungesën e tij

14 shkurt 2021 | 14:50

Familjarët e ish-anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk kanë dashur të flasin, kur një ekip i “T7” ka shkuar afër shtëpisë së tyre.

Prapa kamerave, ata kanë thënë se janë në gjendje jo të mirë emocionale, që lidhet me mungesën e Veselit.

Ne lagjen ku jeton familja e Kadri Veselit, për “T7” ka folur Fahrie Gashi, fqinje e ish-kreu të PDK-së. Ajo ka thënë se ndiejnë mungesën e Veselit.

“Qe tash, masi ju dashtë me shku atje… Jo veç ne, por krejt mahalla e ndjen mungesën e tij, dhe jemi shumë të përlotur, shumë të mërzitur”.

“Ne jemi mësuar me pa atë gjallërinë e tij, sinqeritetin e tij”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se pret lirimin e Veselit dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës.

“Pres që të bëhet mirë. Edhe ata ishalla drejtësia i shpëton”, ka thënë Fahrie Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga 15 shkurti arkivi…