Fqinja ime e bukur

28 janar 2022 | 10:11

BERAT ARMAGEDONI

 

Sot

Në orën 7.33

Në katin e pestë u ndal ashensori

Zbriste nga i teti

U hap dera nga e djathta në të majtë dhe hyra brenda

Brenda tij një vajzë e gjatë rreth dy metra

Rreth 85 kilogramë, asnjë gram më shumë

E veshur zi në ditë të bardhë

E bukur sa të thuash

E ndershme, ndoshta

Gloss nga fundi deri në krye

Nxori nga çanta e zezë “Zara” (imitim) një buzëkuq

S’ishte krejt i kuq

Buzëve të holla ua vizatoi dy vija të trasha

I puthi me njëra-tjetrën nja dy herë

Ndërkohë u përpoq t’i ngrehë përpjetë vetullat tatu para pasqyrës së një burri

Pastaj nxori një parfum (mbase të shtrenjtë)

Një shkrepje e hodhi në qafë

Një tjetër në shall

Një tjetër në nyjën e dorës së djathtë

Pastaj me të fërkoi të majtën

I futi të gjitha aty ku i mori, në një vrimë

E mbështolli qafën mirë me shall

I futi gishtat në dorëza diqysh sikurse i fusin mjeket në ato të najlonit

Dhe sapo ra ashensori në katin 0

U hap dera dhe doli jashtë me përshëndetje gojore

“Ditën e mirë, kojshi!”

“Ditën e mirë, kojshike!” i thashë dhe unë gojarisht

Pastaj, duke dëgjuar takat e saj që tash i kisha mbi kokë,

zbrita në -1

Në garazhin numër 36 mora ‘Opel Corsën’ dhe u nisa për punë

Tri-katër pika vaj të makinës kishin rënë poshtë në beton

Po s’është dhe aq e vjetër sa për të rrjedhur kudo

Po kushedi, mund të ketë ndonjë të metë

Dola nga garazhi pa e lënë makinën të punojë qetë në një vend

Doja të shkoja majtas

Po dikush për hunde më ngrehu djathtas

Ndoshta era parfum

Në kthesën e dytë në të djathtë

Fqinja ime

Po ajo e ashensorit

Këmbë po ecte thikë përpjetë

Thua se ka çliruar Kalabrinë

Gjithë rrugën “Rexhep Krasniqi”

Pa i shkuar mendja se do të më fusë në bela me gruan në mbrëmje

Sapo ajo ta nuhasë parfumin e saj

Në rrobat e mia të lira

Rreth 45 euro të gjitha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit…