Fqinjët i denoncojnë: Naimi dhe Mihrija po bëjnë mbindërtim pa leje

19 shtator 2023 | 08:32

Faqja ‘Vrojtuesit e lagjes’ ka pasur në shënjestër një familje të famshme ditën e sotme.

Dikush nga banorët e lagjes Bregu i Diellit, ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije, ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesë nga ana e tyre.

I shpejtë ka qenë moderatori Naim Abazi i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.

Image

‘Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa ! Tash fillon dimri dhe s’ke qare pa e vendos kulmin . Kështu është qe 24 vjet kështu e kam ble me 2006 dhe veq po ja hjekim të djegurin e po ja vendosim të riun!’, është shprehur ai.

Dikush nga banorët ka publikuar një tjetër foto ku pretendohet se po bëhet mbindërtim dhe Naimi nuk po e thotë të vërtetën.

Image

Nga ana e inspektoratit komunal nuk ka ende ndonjë reagim, duke e lënë të paqartë nëse punimet janë në kundërshtim me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të re ndihmë…