Fqinji i vrasësit nga Cetinja: Kam folur me të një orë para krimit
Qindra qytetarë të Cetinjës ndezën qirinj të enjten për 12 viktimat e pafajshme, mes tyre dy fëmijë, të cilët u vranë nga bashkëqytetarët e tyre të mërkurën.
Sllobodan Markoviq, fqinj i sulmuesit nga Bajice, tha se Aca Martinoviq nuk ishte i njohur për konflikte dhe as për nervozizëm.
“Jo, asnjë nga këto. Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se ai mund të bënte diçka të tillë. Ai ishte gjithmonë i këndshëm, kuptoni?”, tha Markoviq për Telegraf.rs.
Ai ka folur për takimin e tij me Martinoviqin një orë para gjakderdhjes, duke theksuar se nuk ka vërejtur asgjë të çuditshme.
“Isha shtrirë në shtrat rreth orës 4:30 kur dëgjova sirenat. Mendova se ndoshta ka pasur një ndërhyrje në ndonjë shtëpi. Pastaj nusja më tha të hap televizorin…”
Markoviq shtoi se ai nuk ishte i sigurt nëse Martinoviq kishte në plan të vriste dikë.
“Ai u ndesh me fëmijët teksa ishin duke ecur. I vrau në rrugë. Ai u përplas me ta dhe vrau një burrë dhe një grua”, tha Markoviq.
Në fund, Aco Martinoviq u vetëvra pasi u rrethua nga policia.