Franca del kundër propozimit të Trumpit për kontrollin e Gazës e zhvendosjen e palestinezëve

05 shkurt 2025 | 11:56

Franca të mërkurën i kundërshtoi komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili sugjeroi që Shtetet e Bashkuara do të mund ta marrin kontrollin e Gazës dhe palestinezët mund të zhvendosen diku tjetër, duke thënë se një gjë e tillë do ta shkilte të drejtën ndërkombëtare dhe do ta destabilizonte rajonin.

“Franca e përsëritur kundërshtimin e saj ndaj çfarëdo zhvendosjeje të popullsisë palestineze të Gazës, që do të mund të përbënte shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, por gjithashtu pengesë të madhe ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe një faktor destabilizues për partnerët tanë të ngushtë, Egjiptin e Jordaninë, si dhe për mbarë rajonin” – tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai shtoi se e ardhmja e Gazës duhet të jetë në kontekstin e një shteti palestinez të ardhshëm dhe se ajo nuk duhet të kontrollohet nga një vend i tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA bashkë me…