Franca dënon sulmin e Iranit ndaj ShBA-së

08 janar 2020 | 14:51

Franca e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake të ShBA-së në Irak.

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se cikli i dhunës duhet të përfundojë.

“Franca përsërit solidaritetin e saj me aleatët dhe partnerët e saj në koalicionin, kundër grupit të Shtetit Islamik, si dhe angazhimin e saj për sovranitetin dhe sigurinë e Irakut”, ka thënë Le Drian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë, në një deklaratë…