Franca – Deschamps vazhdojnë bashkëpunimin
11 dhjetor 2019
| 13:13
Federata franceze e futbollit ka marrë vendimin përfundimtar për sa i përket postit të trajnerit.
Së fundmi është njoftuar që do të rinovohet kontrata me Didier Deschamps, i cili do të vijojë të jetë në krye të kampionëve të Botës deri në fund të vitit 2022, kohë kur do të përfundojë edhe Botërori i Katarit. Deschamps është në krye të “Gjelave” që nga viti 2012.