Franca dhe Gjermania akuzojnë ShBA-në për konfiskim të maskave

04 prill 2020 | 09:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë akuzuar nga Franca dhe Gjermania për konfiskim të padrejtë të maskave mjekësore, duke ua vështirësuar atyre luftën me pandeminë e koronavirusit.

Mungesa e mjeteve mbrojtëse për ta luftuar koronavirusin e ri ka rritur tensionet mes aleatëve transatlantikë, si Franca, Gjermania dhe ShBA-ja.

Parisi dhe Berlini akuzuan të premten palën amerikane se ka konfiskuar me qindra mijëra maska që dy vendet evropiane kishin porositur për stafet mjekësore te një firmë amerikane që i prodhon ato.

“Ne e konsiderojmë këtë, akt piraterie moderne”, u shpreh një zyrtar i lartë gjerman.

“Veprimi i presidentit amerikan vetëm solidar dhe i përgjegjshëm nuk është. Kjo është johumane dhe e papranueshme”, komentoi kryebashkiaku i Berlinit.

Reagimet vijnë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, firmosi të premten një urdhër që ndalon shitjen dhe eksportimin e maskave të kirurgjisë dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për pandeminë, pasi vendi po përballet me një numër të rritje të rasteve me infeksionin vdekjeprurës.

Vendi ka siguruar së fundmi rreth 200 mijë maska respiratore, 130 mijë maska kirurgjie dhe 600 mijë doreza për stafin e vet mjekësor.

Për qytetarët e thjeshtë, është udhëzuar mbajtja e mbulesave prej rrobe në fytyrë, edhe pse vetë presidenti amerikan thotë se nuk do ta bëjë këtë.

“Kjo është një masë vullnetare për një periudhë të caktuar kohe dhe këto maska mund të blihen nga interneti ose t’i bëni në shtëpi. Maskat mjekësore janë vetëm për mjekët që po luftojnë në vijën e parë me pandeminë. Ndërsa unë ndihem mirë. Nuk dua vetë që të mbaj maskë në zyrën ovale, prapa tryezës sime të bukur, teksa takoj presidentë, kryeministra, diktatorët, mbretër, mbretëresha”, deklaroi Trump.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga infeksioni i koronavirusit, ku rastet e konfirmuara janë shtuar në 270 mijë dhe rreth 7 100 veta kanë rënë viktimë e sëmundjes infektive. Qeveria thotë se është e përgatitur të përballet me pasojat e pandemisë dhe se situata nuk ka për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga ekspertët më të shquar kinezë mbi koronavirusin ka…