Franca dhe Gjermania kërkojnë nga Kosova dhe Serbia shtensionimin e situatës dhe respektimin e marrëveshjeve
Dy ministre të dy shteteve hisedare në dialogun Kosovë-Serbi kanë kërkuar që Prishtina zyrtare dhe Beogradi të depërshkallëzojnë situatën dhe kanë kërkuar nga të dy shtetet që të respektojnë marrëveshjet e arritura.
Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrman në një intervistë për “Euractiv” ka thënë se të dy palët duhet t’i ulin tensionet meqë po rrezikojnë të ardhmen e tyre drejt BE-së.
“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata vërtet po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE”, ka deklaruar për Anna Luhrmann.
Më tutje, ajo ka thënë se palët duhet të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë situatën duke specifikuar se kjo thirrje vlen për të dy vendet.
“Qeveria e Kosovës duhet të pranojë se kjo nuk vlen vetëm për Beogradin, por edhe për Prishtinën. Të dy duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të nxisin një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike”, ka thënë ajo.
Edhe ministrja franceze për Shtetin, Laurence Boon, ka thënë se “të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët”.