Franca dhe Italia goditen nga një stuhi e fuqishme

04 tetor 2020 | 15:21

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 20 janë ende të zhdukur pasi një stuhi e fuqishme goditi Francën juglindore dhe Italinë veriperëndimore.

Stuhia Aleks solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm.

Një numër fshatrash në veri të Nicës në Francë pësuan dëme serioze nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, me rrugë, ura dhe shtëpi të shkatërruara.

Në veriperëndim të Italisë, përmbytja u përshkrua si “historike”. Një pjesë e një ure mbi lumin Sesia u shemb.

Kryeministri francez Jean Castex ka vendosur ushtrinë dhe ka miratuar fonde emergjente për të trajtuar përmbytjet më të këqija për dekada në Francën jug-lindore.

Rreth 20 persona janë zhdukur ose nuk janë regjistruar me të afërmit.

“Ka shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm”, tha Z. Castex.

Agjencia meteorologjike Météo-France tha se 450 mm (17,7 in) shi ra në disa zona gjatë 24 orëve – ekuivalent i gati katër muajve në këtë kohë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në rajonin jugor të alpeve u shkaktua dëmi më i madh./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…