Franca do të jetë e kompletuar për finalen ndaj Argjentinës
16 dhjetor 2022
| 11:20
Franca do të ketë të gjithë ekipin për në finale e Kupës së Botës, “Katar 2022”.
Gjendja shëndetësore e disa lojtarëve të saj ishte shqetësuese në Federatën e Futbollit të Francës.
Upamecano dhe Rabiot ranë nga njëmbëdhjetëshen fillestare në gjysmëfinale kundër Marokut për shkak të një “virusi” që ka kapluar kombëtaren.
Më pas ishte raportuar se edhe Kingsley Coman është goditur nga ai virus, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në finale.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar se Rabiot, Upamecano dhe Coman do të jenë të disponueshëm për t’u përballur me Argjentinën të dielën.
Kujtojmë që ndeshja Argjentinë – Francë zhvillohet më 18 dhjetor, nga ora 16:00.