Franca do të rihapë kufirin me Mbretërinë e Bashkuar por me një kusht

23 dhjetor 2020 | 03:53

Franca dhe Britania e Madhe janë më afër një marrëveshje që do të lejojë rifillimin e lëvizjeve mes dy vendeve.

Një komunikatë nga zyra e Kryeministrit Francez Jean Castex tha se qytetarët francezë mund të kthehen në Francë nga Britania e Madhe duke filluar nga e mërkura, nëse ata rezultojnë negativë nga Covid-19. Shtetas të tjerë që jetojnë në Francë ose në Bashkimin Evropian gjithashtu do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë nga Britania e Madhe me një rezultat negativ të testit.

Procedurat specifike për rinisjen e tranportit të mallrave rrugore do të detajohen në orët në vijim, shtoi ai. Kjo marrëveshje do të zbatohet të paktën deri më 6 janar.

Nga frika e përhapjes së një varianti potencialisht më ngjitës të koronavirusit, Franca ishte midis dhjetëra vendeve që mbyllën kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës.

Por, kjo mbyllje ishte specifikisht e rëndësishme pasi mijëra kamionë mallrash u bllokuan në Kent dhe supermarketet britanike paralajmëruan për mungesa të disa mallrave vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

Më herët, Komisioni Europian këshilloi vendet anëtare që të shikojnë mundësinë të lejojnë udhëtimet nga Britania e Madhe me rregullat e tyre, duke përfshirë testimet për koronavirus apo dhe karantinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Kosova s’e ka luksin…