Franca e bronztë në Botëror

15 shtator 2019 | 14:31

Kombëtarja e Francës në basketboll e ka mposhtur Australinë në garë për medaljen e bronztë në Botërorin “Kina 2019”.

“Gjelat” shënuan fitore me rezultat 67-59 “Wukesong Arena” të Pekinit, për të marrë dy herë radhazi vendin e tretë në Botëror.

Ishte De Colo ai që udhëhoqi Francën drejt këtij suksesi me 19 pikë, derisa 16 pikë shënoi Evan Fournier. Në finale Spanja e Argjentina synojnë triumfin në Botëror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me…