Franca e nis me fitore aventurën në ‘Tokyo 2020’
Skuadra e Francës ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës 83-76.
Franca e nisi me fitore garën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pasi mposhti SHBA-të 83-76.
Ndeshja nisi më mirë për SHBA-të që patën epërsi gjatë pothuajse tërë pjesës së parë të cilën e mbyllën në epërsi 45-37. Por Franca u këndell në çerekun e tretë dhe pati një paraqitje fantastike duke e fituar këtë periudhë në fund me rezultat 62-56.
Çereku i katër ishte shumë i baraspeshuar me të dyja ekipet që kalonin në epërsi kohë pas kohe por në fund më të vëmendshëm u treguan francezët që më plotë meritë fituan me rezultat 83-76.
Basketbolli më i mirë të Franca në këtë ndeshje ishte Evan Fournier me 28 pikë, katër kërcime, një asistim ndërsa te SHBA-të u dallua Jrue Holiday me 18 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
Në ndeshjet tjera Çekia mposhti Iranin 84-78, Italia fitoi ndaj Gjermanisë 92-82 ndërsa Australia triumfoi kundër Nigerisë 84-67.