Franca favorite, por Belgjika ka bilanc më të mirë ndaj saj në ‘Euro’
01 korrik 2024
| 14:27
Franca dhe Belgjika ndeshen sot në kuadër të 1/8 së finaleve të “Euro 2024”.
Në ballafaqimet kokë më kokë, “Trekolorët” numërojnë 26 fitore, belgët 30 dhe po aq herë këto dy kombëtare janë ndarë baras 20 herë.
Mirëpo, në “Euro” Belgjika njeh bilanc më të mirë, pasi ka dy fitore, Franca ka një dhe dy herë kanë luajtur baras.
Sidoqoftë, takimi i tyre i fundit në “Euro” kishte ndodhur para 40 vjetëve.