Franca fiton finalen e Ligës së Kombeve
10 tetor 2021
| 22:48
Kombëtarja franceze ka fituar finalen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës me rezultat 1-2.
Ishte Spanja e cila fillimisht kaloi në epërsi me golin e Oyrazabal në minutën e 64’të të takimit.
Vetëm pas një minute më Benzema realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.
Golin e fitores për francezët e realizoi, Kylian Mbappe në minutën e 80’të të takimit.
Pritjet e Hugo Lorris luajtën po aq rol kyç në fund të takimit sa edhe vetë golat e dyshes sulmuese.