Franca goditet nga vala e katërt e Covidit, rriten me 150% të infektuarit

20 korrik 2021 | 18:30

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është më e shpejtë dhe më infektuese se gjithë të tjerat”.

Kjo është deklarata e zëdhënësit të qeverisë Gabriel Attal i cili tregon se numri i të infektuarve është rritur me 150% më shumë nga java e kaluar dhe se 80% e rasteve janë me variantin delta.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 18 mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që një javë më parë këto shifra nuk i kalonin 7 mijë.

 

Prej disa ditësh francezët kanë dalë në protesta kundër vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshme marrjen e vaksinës së punëtorëve të disa sektorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën shoferit të një…