Franca, kampione e Botës
Franca është kampione e botës për herë të dytë në histori të saj, kurse Kroacia e përfundon Botërorin “Rusi 2018” si e dyta.
Franca e ka fituar titullin e botës në “Rusi 2018”, pasi në finale e mposhti Kroacinë me rezultat 4-2. Loja e zhvilluar në Moskë ka qenë emocionuese dhe ndër më interesantet në histori të ndonjë Botërori.
Kroatët e nisën më mirë ndeshjen duke e dominuar në minutat e parë, por në minutën e 18-të, pas një ndërprerje, Griezmann harkon në zonën e rreptësisë dhe Mario Mandzukiq shënon autogol. Kjo nuk i dekurajojë kroatët të cilët u rikthyen në lojë vetëm pas nëntë minutave kur realizoi Ivan Perisiq.
Në minutën e 38-të, Franca e riktheu epërsinë në 2-1 me golin e Griezmannit nga penalltia. Edhe në fillim të pjesës së dytë Kroacia ishte dominuese dhe kërkonte golin e barazimit, por Paul Pogba (59) shënoi për 3-1. Gjashtë minuta më pas talenti Kylian Mbappe realizoi gol të bukur për rezultatin 4-1 dhe Franca e siguroi fitoren që më pas e hodhi në diskutim portieri Hugo Lloris, i cili gaboi duke i dhuruar gol Mario Mandzukiqit për rezultatin 4-2. Kroatët e kërkuan golin e tretë dhe të barazimit, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Franca shpallët kampione e botës.
/Epoka e re/