Franca, kampione e Botës
31 dhjetor 2018
| 16:58
Kombëtarja e Francës është shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori të saj, pasi në finalen e Botërorit “Rusi 2018” e mposhti Kroacinë (4-2).
Mandzukiq (autogol), Griezmann, Pogba dhe Mbappe ishin shënues për Francën, kurse për kroatët shënuan Perisiqi dhe Mandzukiqi. Vendin e tretë e rrëmbeu Belgjika, kurse të katërtin Anglia.
/Epoka e re/