Franca kërkon lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës në Rusi
31 korrik 2019
| 11:23
Të bësh opozitë në Rusi është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Në Rusi së fundmi janë arrestuar qindra opozitar përfshirë edhe liderin e opozitës Alexei Navalny me preteksin e marrjes pjesë në protesta dhe tubime të paautorizuara.
Franca iu bashkua zërave kundër arrestimit të qindra opozitarëve në Rusi. Më herët arrestimin e opozitarëve e kanë kundërshtuar edhe Gjermania, Bashkimi Evropian etj.
Franca iu kërkoi autoriteteve ruse lirimin e menjëhershëm të liderit opozitar, pasi arrestimi i opozitarëve cenon demokracinë.
Kujtojmë që nga qelia si shkak i disa problemeve shëndetësore Navalny u shtrua në spital, ku nuk përjashtohet pista e helimimit. Pas kurimin Navalny u kthye prapë në burg.