Franca kërkon punëtorë në disa profesione

10 shkurt 2018 | 20:33

​Nëse nuk e keni problem të ftohtin, Instituti francez i Shkencës mund të ketë një punë për ju.

Gjegjësisht, Instituti i Shkencave “Paul-Emile Viktor” ka bërë një konkurs publik për 40 vende pune në gjashtë baza në Arktik dhe Antarktik.

Kushtet janë njohja e frëngjishtes dhe kërkohet kimistë, zdrukthëtarë, bukëpjekës dhe profesione të tjera.

“Shkencëtarët vazhdimisht na kërkojnë mekanikë apo mjeshtri të ndryshëm, por ne kemi mungesë të tille sepse ata nuk i dinë këto profesione”, ka thënë Andre Marel drejtor i institutit.

Ata dëshirojnë të kenë më shumë femra në bazat e tyre polare, sepse prej 30 personave që janë atje, vetëm 6 prej tyre janë femra, transmeton gazetametro.net
Kandidatet potencial duhet që patjetër të bëjnë një kontrolle shëndetësore.

“Duhet të jenë fizikisht në gjendje gatishmërie për çfarëdo misioni, por edhe psiqikisht të gatshëm për të jetuar në vende të izoluar dhe me rregulla që duhet të jenë ekstreme”, tregon Marek.

Sa i përket temperaturave, në Antarktik gjatë dimrit ajo mund të bjerë deri në -80.
“Gjatë dimrit nuk ka kthim në shtëpi”, theksohet në konkursin e shpallur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të punësuarve që punojnë nga shtëpia është në…