Franca këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze
12 prill 2024
| 13:33
Franca u ka bërë thirrje të premten qytetarëve të saj që të “përmbahen” nga udhëtimet në Iran, Liban, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, ndërsa liderët botërorë kanë paralajmëruar për rritjen e tensioneve rajonale të nxitura nga lufta e Izraelit në Gaza.
Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne, ka lëshuar udhëzime të reja mbi rrezikun e “përshkallëzimit ushtarak” pas një takimi krize, shkruan “CNN”.
Familjet e stafit diplomatik në kryeqytetin iranian Teheran do të kthehen në Francë dhe nëpunësit civilë do të ndalohen nga misionet e punës në ato vende dhe territore.