Franca, kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit
Franca është ekipi më i shtrenjtë që do të jetë pjesë e këtij Botërori.
Sipas lajmit të publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas vlerave të futbollistëve, dilet në përfundimin se “gjelat” vlejnë plot 1 miliard e 80 milionë euro, me yje si Mbappe (120 milionë euro), po kaq edhe Griezmann.
Ndjek ekipi i Spanjës, me një vlerë prej 1 miliard e 40 milionë eurosh. Pavarësisht se ka lojtarë si Neymari apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro.
Gjermania pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro. 10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguai dhe Kroacia.